Juventus, koleksionist titujsh; 227 trofe te fituar

Juventus mund te konsiderohet si nje koleksionist titujsh. Zonja e Vjeter mund te mburret me 22 lojtaret e saj qe ne total kane fituar 227 trofe duke e kthyer ate ne nje skuader vertet fituese. Padyshim ai qe eshte ne krye te listes se lojtareve me trofe eshte pikerisht Kristiano Ronaldo.

Portugezi u prezantua te torinezet me plot 30 trofe te fituar deri tani me Mançester Junajtid e Realin e Madridit. 33 vjecari ka 5 tituj ne Champions League dhe te merkuren do te nise ‘gjuetine’ e rekordeve te Gentos me 6 tituj te tille dhe Sedorf qe eshte i vetmi qe e ka fituar kete trofe me 3 skuadra te ndryshme.

Por jo vetem kaq, ne palmaresin e CR7 jane edhe 5 tituj kampione, 18 kupa kombetare e nderkombetare dhe nje evropian me fanelen e Portugalise. Ke pak fjale eshte shume e veshtire te mbash hapin e tij edhe pse Manxhukic, shoku i tij i repartit i afrohet; 25 tituj te fituar duke e kthyer triumfin ne stilin e tij te jetes.

Sfidanti.al