Kroacia nënkampione e botës pësoi një shkatërrim të paparë vetëm dy muaj mbasi ajo luajti në finale të Kupës së Botës së Rusisë, ku ajo shënoi suksesin më të madh në historinë e vet dhe u mund vetëm në finale nga Franca (4-2). Por, “furia e kuqe” spanjolle nuk pati mëshirë dhe e bëri “copë-copë” Kroacinë, duke e turpëruar këtë të fundit dhe duke treguar se kjo “furi”, pra Spanja ende është e furishme dhe e frikshme, por të mori para. Të gjithë lojtarët kroatë, përfshi edhe yjet e tyre, iu shmangen gazetarëve që të shpjegonin se çfarë kishte ndodhur në fushë dhe se përse ekipi i tyre u çmontua aq lehtësisht, por, sidoqoftë, i takoi trajnerit Zllatko Daliç që të jepte shpjegimet e rastit:
“Ne luajtëm mjaft mirë në 20 minutat e para dhe krijuam tre raste të pastër golash, ndërsa, më pas, ne u zhdukëm nga fusha. As duele dhe as agresivitet, por vetëm një shturrje totale. Sikur erdhi dikush dhe fiku dritat! Kundërshtari na theu neve dhe ai duhet të përgëzohet. Ky ishte një leksion i mirë për neve. Duhet ta dimë se kemi probleme. Pësuam gjashtë gola, por ne këtu jemi dhe duhet të vazhdojmë të ecim më tej”, tha Daliçi.
Sfidanti.al