Enrike nervozohet nga pyetja: Pse gjashtë lojtarë të Realit?

Ish-trajneri i Barcelonës dhe tani “timonier” i përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrike, ishte shumë i kënaqur nga ndeshja e Ligës së Kampioneve që ekipi e fitoi thellë 6-0 ndaj Kroacisë nënkampione të botës, por, sidoqoftë, pyetja e një gazetari ia prishi atj humorin, madje edhe e nervozoi shumë. Dikush nga gazetarët e pyeti se përse në ekipin e tij kishte gjashtë lojtarë nga Reali i Madridit, ndërsa nga Barcelona vetëm një?
“As që e dija sesa lojtarë kishte Reali, as që më intereson. Kjo është përfaqësuese e Spanjës dhe unë nuk shikoj se cilit ekip i përket ky ose ai lojtar. Për mua nuk ka rëndësi, nëse dikush luan me Realin e Madridit ose me Barcelonën, sepse në formacion futet ai që luan më mirë”, vuri në dukje Luis Enrike i nervozuar.
Sfidanti.al