Edhe kritiku më i madh, Mats Vilander, përulet para Gjokoviçit

Kthimi i pazakontë i Novak Gjokoviçit nuk ka lënë indiferent asnjë tifoz të tenisit të botë. Vetëm para dy muajsh, ky tenist serb ndodhej në nokdaun total, i shkatërruar, i dëshpëruar dhe i mërzitur aq shumë, sa ishte bërë gati t’i jepte fundit karrierë së tij. Ai nuk arriti të fitonte asnjë titull gjatë një viti e ca, ndërkohë që nuk dukej asnjë dritë në fund të tunelit. Por ai u ringjall si Feniksi i djegur nga hiri i tij, duke triumfuar, fillimisht, në Uimbëlldon, më pas në Çinçinati dhe tani në US Open.
Një sukses të tillë e përshëndeti, madje, edhe kritiku më i madh i Gjokoviçit, ish-tenisti i shquar Mats Vilander, që më parë nuk ka nxjerr kurrë një fjalë të mirë për Nolen.
“Ai lëviz në mënyrë të pazakontë, ai arrin të kapë çdo top, kurse kokën e ka aq të kthjellët. Kur flasim për rekorde tenisi, duhet të flasim për Gjokoviçin. Në krah të tij qëndrojnë Federeri dhe Nadali. Tani, ai është shumë më i freskët sesa gjatë përiudhës, kur ai dominonte më parë dhe unë pres suksese të tjera nga ai”, vuri në dukje Vilanderi.
Gjokoviçi ka shanse reale që në fund të vitit të vendoset në vendin e parë të listës së ATP-së (Shoqatës së Tenisit Profesionist), sidomos, nëse Rafael Nadali nuk do të arrijë që ta marrë veten në kohën e duhur nga dëmtimi në gju.
Sfidanti.al