Mario Baloteli peshonte 100 Kg ne mesin e muajin korrik. Eshte e perditshmja ‘L’Equipe’ qe e zbuloi kete detaj qe nuk ishte permendur ne komunikaten e skuadres se Nises ne 17 korrik kur fliste per rikthimin e sulmuesit italian ne stervitje.
Ne foton e vetme te publikuar nga klubi francez, shfaqej imazhi gjysme bust i Balotelit teksa punonte ne palester, keshtu qe eshte e veshtire te thuash qe informacioni i ‘L’Equipe’ eshte i vertete. I sigurt eshte fakti qe Patrik vieira priti daten 31 gusht per ta hedhur ne fushen e lojes, kur gjithnje sipas ‘L’Equipe’, Baloteli arriti te bjere ne peshe edhe pse jo plotesisht.
Gjithcka u zbulua pas nje polemikente shperthyer ne rrjetet sociale mes karikaturistit Mikelanxhelo Manente dhe Balotelit. Manente publikoi ne Instagram nje vizatim ku shkruhej: Baloteli mbipeshe; i lene jashte(nga Portugali-Itali) dhe me pas nje karikature te futbollistit duke thene: Ndoshta hengra shume gola. Reagimi i Balotelit ishte i menjehershem i cili komentoi ne kete postim: Ndoshta se fundmi po thoni shume budallalleqe.
Sfidanti.al