Modric te Inter? Kroati mendon te transferohet ne janar

Inter nuk i ka humbur shpresat per te pare ne radhet e tij Luka Modric. Sipas Sportmediaset, mesfushori i Realit te Madridit u ka rrefyer miqve te tij se do te kerkoje te shfrytezoje merkaton e muajit janar te 2019 per t’u transferuar ne Milano.

Mesohet se Modric e ka bere rrefimin e tij pas festes per 33 vjetorin e tij te lindjes duke theksuar se nuk deshiron te prese veren e ardhshme dhe vitin e tij te fundit te kontrates me Realin e Madridit. Modric deshiron te jete pjese e projektit te Interit dhe te sfidoje Juventusin e Kristiano Ronaldos edhe pse e di qe do te jete e veshtire, per te mos thene e pamundur, per te bindur Florentino Perez qe ta lere te largohet.

Gjithsesi, Modric do te beje tentativen e tij dhe shpresa e tij dhe e klubit milanez eshte qe Interi te qendroje ne Ligen e Kampioneve edhe pas fazes se grupeve te ketij kompeticioni. Nga ana e tij Interi qe preferon te mos krijoje shume iluzione dhe me nje permiresim te ‘settlement agreement’ ne janar, mund te prezantoje ne zyrat e Realit nje oferte me te mire per Modric se ajo qe bene gjate kesaj vere.

Sfidanti.al