Rusia, çeshtja Çerishev, WADA konfirmon hetimet per doping

Denis Çerishev eshte nen hetim per doping. Lajmi qe fillimisht u publikua nga Daily Telegraph, gjeti konfirmimin nga zedhenesja e Agjencise Boterore Antidoping per portalin rus ‘Sport Express’.

‘Aktualisht ceshtja eshte ne duart e Agjencise Spanjolle Antidoping qe do te na informoje per rezultatin-tha zedhenesja e WADA, Megi Durant.

Ne Spanje, do te duhet te verifikohet nese ka pasur vertet perdorim te hormoneve te rritjes nga ana e futbollisteve ruse gjate grumbullimit perpara Boterorit te ketij viti dhe nese ekziston autorizim per perdorim mjekesor.

Gjithcka nisi nga nje interviste e babait te Denis Çerishev, Dimitrit i cili perdori frazen Hormonet e rritjes, por ndoshta ai ka dashur te thote faktoret e rritjes, sic eshte plazma qe pretendon edhe Federata Ruse.

Vlen te kujtohet se perdorimi i hormonit te rritjes per qellime mjekesore nuk eshte i ndaluar. Ne rast se Çerishev nuk e ka perdorur kete substance me kete qellim, atehere ai rrezikon nje skualifikim prej 4 vitesh. Tani mbetet te presim pergjigjet e Agjencise Spanjolle Antidoping e me pas vendimin e WADA qe do te mbylle ceshtjen nese pergjigjet do te jene negative.

Sfidanti.al