Lamtumira e dyte e Raikonen: Le Ferrarin ne fund te sezonit

Lajmet e diteve te fundit per largim te Kimi Raikonen nga Ferrari rezultuan te verteta. Kokekuqja italiane zyrtarizoi kete te marte mbylljen e aventures se pilotit finlandez ne fund te ketij sezoni ne Formula 1. Nepermjet nje komunikate te publikuar ne faqen e tij zyrtare te Internetit, Ferrari shprehu mirenjohjen per Raikonen dhe shtou se si kampion bote me kete skuderi, ai do te mbetet ne historine dhe familjen Ferrari.

Menjehere pas publikimit te lajmit per largim nga Ferrari, Kimi Raikonen beri te ditur se do te vazhdoje karrieren e tij te Sauber Alfa Romeo, skuader me te cilen debutoi ne Formula 1 ne 2001 dhe qe ka firmosur nje kontrate 2 vjeçare.

Ne te njejten dite, Ferrari zbuloi edhe emrin e pilotit qe do te zevendesoje Raikonen per te qene shok skuadre me Sebastian Fetel. Behet fjale per pilotin aktual te Sauber, Sharl Leklerk, i formuar ne Akademine e Ferrarit dhe qe perpa4ara kalimit ne F1, ka fituar tituj ne GP3 dhe F2.

Sfidanti.al