Kete vere Lihshtajner u transferua te Arsenali, por nuk eshte aktivizuar shume nga trajneri Emeri ne kete fillim sezoni. Deri tani zvicerani ka luajtur per 55 minuta te gjitha ne ndeshjen ne Mançester Sitin.
‘Mund te zgjidhja nje skuader ku mund te luaja 47 ndeshje nga 50 gjithsej, por prefereova nje klub ku do te me duhet te luftoj per nje vend ne formacion-tha Lihshtajner-nese ne fund te sezonit do te kuptoj se nuk mund te paraqitem me ne nivelet me te larta, mund te terhiqem nga futbolli’.
Lihshtajner theksoi se nuk e shqeteson aspak fakti qe po aktivizohet pak.
‘Nuk me irriton fakti qe po luaj pak-vijoi zvicerani-po me ndodh si ne 2011 kur kalova te Juventus. Jam pjese e nje klubi te rendesishem dhe dija se do te me duhej te rivalizoja me Belerin per vendin ne ekipin e pare. Nuk e mohoj se eshte nje situate jo e zakonshme per mua qe te jem rezerve per 3 ndeshje radhazi. Kur mesohesh me faktin qe je titullar gjithmone, ke pritshmeri te larta. Por une e di qe do te vije edhe radha ime’.
Sfidanti.al