Hahahaha, sa turp e çfare pafytyrësie……
Permes nje komunikate e deklarate sa banale e te shtirur , FSHF ..ka gjetur ”kurajon”,t’u drejtohet publikisht Tifozeve Kuq e Zinj …duke i ftuar per te rishikuar vendimin e tyre pas ndeshjes turperuese me Izraelin dhe te mos e braktisin kombetaren tone ,,si dhe ju” zgjat doren” …per mirekuptim e bashkepunim…
Po ku ishit ju te FSHF kur shteti dhe politika e dhunoi aq barbarisht futbollin tone kombetar ne ndeshjen me Serbine ne Elbasan Arena ?
Ku ishit ju kur biletat ju dhane partiakeve, zyrtareve te qeverise, militanteve te partive politike e atyre qe ju vijne juve nga pas ?
Ku ishit ju kur ne stadiumin tone e ne mes te Shqiperise nuk u lejua te ngrihej asnje lloj simboli kombetar shqiptar?
Ku ishit ju kur ne kufirin tone shteteror verllezerit tane nga Kosova e Maqedonia qe vinin per te mbeshtetur kombetaren Kuq e Zi.. jo vetem qe nuk u lejuan te hyjne ne token e te pareve te tyre por me keq akoma u konsideruan si te dyshimte e u keqtrajtuan?
Ku ishit ju kur policia izraelito – shqiptare injoronte motrat e vellezerit tuaj per tre dite rradhazi ne prag ndeshjen me Izraelin?
Ku ishit ju kur mese njehere Tifozet Kuq e Zinj ju jane ankuar publikisht e zyrtarisht per keqtrajtimet qe po ju behen sistematikisht gjoja ne emer te ligjit e sigurise neper stadiume.,..prej nje policie krejtesisht te pa pergatitur e diletante ne te gjtha veprimet e saja?
Ku ishit e ku jeni ju kur tifozet shqiptare trajtohen me respekt , miresjellje, konsiderate e si njerez e qytetare europiane ne cdo vend te Botes dhe te Europes ,,,dhe si bandite e gangstere dhe te pa deshiruar , te dhunshem e te rrezikshem ne Atdheun e tyre?
Ku ishit e ku jeni kur Tifozeve shqiptare,,,vetem ne vendin e tyre ju shkelen deri edhe te drejtat me elementare e themelore te njeriut?
Ku ishit e ku jeni ju kur ne asnje rast nuk ju jeni pergjigjur atyre me korrektese e seriozitet per kerkesat qe kane patur per bileta ,,,por i keni dhene e shperndare,edhe keni shitur, ku ju ka dashur qejfi e krejtesisht ne favor te interesave tuaja personale ?
Ku ishit e ku jeni ju kur ajo UEFA juaj ”e dashur”per te cilen kurdohere keni votuar thjesht per bythen tuaj dhe jo ne mbrojtje te interesave te futbollit kombetar te Shqiperise…ndaloi ne menyre flagrante dhe ne kundershtim absurd edhe me vete rregulloret e saj ..shpalosjen e flamurit e te simboleve tona kombetare gjate ndeshjes se Kosoves kunder Kroacise ne Shkoder?
Ku ishit e ku jeni ju ,,kur ai sllavi qe votuat per ne kreun e UEFA,me emrin Aleksander Ceferin..injoroi aq hapur e banalisht tifozerine e shkelqyer shqiptare gjate finaleve te Europianit francez 2016 …dhe nderoi disa tifozeri te vendeve te tjera ku e ku me ate te kuq e zinjve?
Ku ishit ju kur politika e perdori Kombetaren tone si kukull, si loder e si Majmun Cirku ..duke e hipur e zbritur nga autobuzet, duke i dhene ne dore Çelsin e Nderit ..e duke e vene ne rradhe per nje per te firmosur ato pasaportat diplomatike..
…Dhe KU – te e pyetjet e tjera ndaj jush e mendje prapesive tuaja te shumta nuk kane te sosur..
Ndaj pikerisht JU..me pak se kushdo tjeter keni sot te drejten, moralisht , ligjerisht e qytetarisht te kerkoni mirekuptim e bashkepunim te sinqerte me tifozerine kombetare shqiptare ..e aq me pak tu beni thirrje qe te mos i bojkotojne ndeshjet e kombetares sone ne fushen e saj .
Faktet,,cdo dite e me teper po vertetojne hapur e po katerciperisht po tregojne se jeni pikerisht ju qe nuk e doni me kete Kombetare te cilen e keni perdorur vetem per interesat e qellimet tuaja personale ,,,dhe jeni po vetem ju qe kurre nuk keni treguar as me te voglin respekt per Tifozerine Kuq e Zinj..
Adriatik Dosti