Zhoze Murinjo e kalon per momentin friken e shkarkimit nga pankina e Mancester Junajtid. Djajte e Kuq fituan ne fushen e Bernlit me rezultatin 2-0 duke nderprere serine e dy humbjeve radhazi.
Heroi per Mancester Junajtid u be Romelu Lukaku autori i te dy golave per skuadren e tij ne kete ndeshje ne minutat 27 dhe 44, nderkohe qe Pogba humbi nje 11 metersh por qe nuk ndikoi ne rezultatin perfundimtar te sfides. Nota negative per skuadren e Murinjos ishte dalja me karton te kuq te Rashford per zenke.
Edhe Arsenali fitoi ndeshjen e tij, e dyta radhazi per te. Topcinjte e Londres munden Kardif Siti 3-2 ne nje ndeshje krejtesisht te cmendur. Mustafi e Obamejang i dhane dy here avantazhin Arsenalit por Kardifi barazoi dy here per te cuar shifrat ne 2-2. Fatin per Arsenalin e vulosi Lakazet qe i dha fitoren skuadres se se tij.
Ai qe zhgenjeu ishte Totenhemi qe u befasua nga Uatfordi duke u mundur 2-1. Uatfordi bero gjithcka ne pjesen e dyte. Ne fillim ia komplikoi gjerat vetes me autogolin e Dukurè, por me pas permbysi gjithcka me golat e Dini dhe Karthart. Uatfordi po rezulton nje zbulim ne kete sezon ne Premier League duke qene se eshte ne pike te plota, 12 ashtu si Liverpul e Çelsi.
Sfidanti.al