Në Monte Karlo u hodh shorti i Ligës së Kampioneve që përcaktoi tetë grupet e saj, në njërin nga të cilët bën pjesë edhe Crvena Zvezda, kampione e Evropës në vittin 1991. Grupi, ku ka rënë ekipi serb, është i vështirë: Liverpuli, PSZH-ja dhe Napoli, por akoma më të vështirë duket se do ta ketë futbollisti që i provokoi rëndë serbët në Botërorin e fundit të Rusisë, Gjerdan Shaqiri, që në ndeshjen me Serbinë, mbasi shënoi golin e fitores,bëri më duar gjestin e shqiponjës fluturuese, një simbol, të cilin serbët e përjetojnë shumë keq, sepse u kujton shkëputjen e Kosovës nga Serbia.
Shaqiri, sikurse dihet, u ble gjatë verës nga Liverpuli dhe me siguri që do të shkojë në Beograd, kur Liverpuli do të luajë me Crvena Zvezdën. Shumë tifozë të Zvezdës kanë filluar që tani që “t’i urojnë mirëseardhjen” Gjerdan Shaqirit.
Sfidanti.al