Motra e Kristiano Ronaldos sulmon indirekt Modriçin

Duke parë sesi po reagojnë njerëzit e afërt të Kristiano Ronaldos, duket se ai nuk e priste që të mos shpallej lojtari më i mirë i Evropës për sezonin e kaluar konkurrues nga ana e UEFA-s dhe që këtë çmim të fitonte futbollisti kroat, Luka Modriç.

“Secili nxjerr konkluzionin evet”, shkroi në profilin e saj në Instagram motra e Kristianos, Katia Aveiro Ronaldo, duke publikuar në formë shtojce edhe disa shifra që tregojnë epërsinë e të vëllait të saj mbi mesfushorin kroat. Ajo publikon shifrat: 12 ndeshje – 15 gola, tre asistenca goli dhe tre herë lojtari më i mirë i ndeshjes,

Nga ana tjetër, Luka Modriç në 11 ndeshje ka shënuar vetëm një gol, ka dhënë një asistencë dhe nuk është shpallur asnjëherë futbollisti i ndeshjes!

Që ka një pakënaqësi të madhe në “taborin” e Ronaldos, veç asaj që ka publikuar e motra e tij në Instragram, këtë e tregojnë edhe fakti se vetë Ronaldo nuk shkoi në Forumin “Grimaldi” të MonteKarlos që ta përshëndeste ish-shokun e tij të ekipit, Modriç, që tani, krahas lojtarit më të mirë të Botërorit, mori edhe çmimin e futbollistit më të mirë të Evropës, si edhe deklarata e djeshme e agjentit të Ronaldos,. Mendesh, që e konsideroi mosdhënien Ronaldos të çmimit të mësipërm si një “turp të madh”!

Sfidanti.al