Klopi e pranon: Nuk e doja një grup të tillë

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, e pranon se nuk është shumë i kënaqur nga kundërshtarët që ai i ka vënë përballë shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kamponeve: PSZH-në, Napolin dhe Crvena Zvezdën.

“T’ua them sinqerisht, unë nuk e doja një grup të tillë të vështirë. Por, sifoqoftë, deri sa konkurron në Ligën e Kampioneve, duhet të presësh gjëra të tilla. Nuk ke se çfarë t’i bësh”, deklaroi trajneri gjerman i “të kuqve”, duke shtuar: “PSZH-ja është një nga ekipetme të mirë në botë dhe sigurisht që edhe ia ka vënë syrin titullit të kampionit të Evropës. Napolin, në fakt, ne e mundëm në një ndeshje miqësore, por ndeshje të tilla kanë synime të tjera dhe nuk përbëjnë ndonjë tregues. Sa i perket Crvena Zvezdës, e kam parë atë dhe mund të them se ne nuk do ta kemi të lehtë me këtë ekip”, tha Jyrgen Klopi.

Sfidanti.al