Një italian në Londër, Sarri: Sa mirë larg “luftës” së Serisë A

Në dashuri me kampionatin dhe me atmosferën e tij kishin rënë më parë Xhanluka Viali, Xhanfranko Xola, Fabio Kapelo apo Karlo Ançeloti. i fundit në radhë, Mauricio Sarri, një tjetër italian i larguar nga Seria A për në Premier Ligën angleze. Trajneri i Çelsit ka thënë ato fjalë që priteshin, veçse sipas mënyrës së tij origjinale.

“Në Itali është luftë përpara fillimit të ndeshjes, – shprehet napolitani, – Në Serinë A, kur rezultati arrin 2-0, ndeshjet marrin fund, ndërsa këtu është ndryshe. Është festë përpara ndeshjes, dhe është luftë në fushë. Natyrisht që preferoj më shumë Premier Ligën”.

Sfidanti.al