Sa më shumë ndizet derbi zyrtar i Flamurtarit, midis ish-presidentit Gjika dhe donatorit Idrizi, më spektakolare bëhet beteja e tyre me letra. Flamurtari i fushës nuk është i bukur, nuk porodhon shumë histori, kurse dueli zyrtar i vlojnjatëve të parasë së vertetë dhe imagjinare, ka prekur kulmin në këto momente. Sebep është kontrata e ish-trajnerit Nesti Gjoka dhe, ajo që zbulohet, është e denjë për në Muzeun e FSHF-së, tek pavioni i kontratave. Shikoni dhe mesoni se çfarë shkruhet në këtë kontratë, e cila është bërë në kohën e Gjikës më 2013-tën, dhe vlen edhe për “Giness”:
“ Për çdo paqartësi apo kontradiktë që mund të lindi, palët do t’i drejtohen Komitetit të Juridiksionit të Federatës Mbretërore të Spanjës”. Po, po, është e vërtetë dhe nuk është lajthitje. Ç‘ne futbolli vlonjat me Mbretërinë e Spanjës? Mos e kanë futur vallë, qysh atëhere kur la nam me Barcelonën? Jo, jo, arsyeja është një marifet banal, nga ato që bën burokracia me letra: kur ka ikur trajneri spanjoll Rubio, na ka lënë pas edhe disa kontrata të pambushura. Nesti Gjoka ishte fatlumi që hyri me letra në Mbreterinë e Spanjës. Edhe pse nuk mori para, çështja e tij mund të konsiderohet mbretërore..
Sfidanti.al