Ligjërata e Guardiolës bëhet virale “më duket se shkatërrova futbollin”

Pep Guardiola ka bërë një revolucion të vërtetë në përbërjen e Mançester Sitit dhe, në fund, ai bëri që ekipi i tij të zhvilloi sezonin më të mirë të tij në Premier Ligë, duke qenë se Siti u bë ekipi i parë që arriti të grumbullojë 100 pikë në konkurrimin më elitar anglez.
Ky trajner spanjoll ka krijuar një harmoni fenomenale në ekip dhe ka qenë e është një lider i vërtetë nga stoli, gjë që mund të shihet edhe nga dy ndeshjet e zhvilluara deri tani në kuadrin e Premier Ligës. Gjatë kohëve të fundit, janë bërë aktuale ligjëratat që Guardiola para lojtarëve të ekipit të tij dhe një prej tyre që e ka publikuar portali “Amazon Prime”, shumë shpejt, u bë viral ose hit në rrjetet sociale, duke qenë se gjatë kësaj ligjërate Guardiola flet edhe për të kaluarën e tij te Barcelona:
“Imagjinoni një djalë të vogël që mbledh topat mbas portës, një mbledhës topash në vendin e tij të vogël që u bë që 13 vjeç pjesëtar i shkollës ‘La Masia’. Më vonë, ky djalosh arriti që të luajë edhe me ekipin e parë të klubit që ka zënë një vend përgjithmonë ne zemrën e tij, dhe mbas shumë vitesh si lojtar, ai djaloshi i dikurshëm u bë trajner. Bëhesh trajner dhe, mbas katër vitesh, të duket sikur e ke shkatërruar futbollin! Ky jam unë, ky jam unë. Pata privilegjin që të jetoi deri në këtë kohë, ta shkatërroj futbollin, ashtu sikurse ju po e shkatërroni Premier Ligën. Njerëzit thonë se ky është ekipi i Pepit. Nga e majta në të djathtë, nga e djathta në të majtë, shihni se sa i mirë është Pepi. Jo, jo dhe jo. E kam thënë gjithnjë dhe po e përsëris, kushedi se për të satën herë: ‘Futbolli iu përket juve dhe jo mua’”, ishte një nga ligjëratat që ka mbajtur Guardiola para futbollistëve të vet.
Sfidanti.al