Megjithëse Sanderlendi ka rënë në Ligën e 3-të të Anglisë, ky ekip e ka ende mbështetjen e fortë të tifozëve të vet që e ndjekin dhe e mbështesin në një numër të madh ekipin e vet të zemrës edhe jashtë qytetit të tyre.
Sanderlendi, në fakt, po përjeton ditët më të këqia në historinë e tij, duke qenë se tani po konkurron në Ligën e 3-të, por, megjithatë, më shumë se 2200 tifozë të tij përshkuan mëse 900 kilometra gjatë afro 10 orëve që të asistonin në ndeshjen e ekipit të tyre me Gilingamin.
Sanderlendi, në fund, i gëzoi pa masë tifozët e vet, duke fituar 4-1, ndërkohë që shënues të golave ishin Meguajer, Honimen, Pauer dhe Mej. Sanderlendi në katër ndeshje ka tri fitore dhe një barazim.
Sfidanti.al