Ka disa ditë që gazeta katalonjase “Sport” publikon lajmin se PSZH-ja është seriozisht e interesuar për Ivan Rakitiçin, ndërkohë që dje ajo shkruante se klubi francez ka dërguar në adresë të klubit katalonjas edhe ofertën zyrtare që, sipas gazetës së mësipërme, “peshon” 90 milionë euro. Mesfushori kroat te Barcelona fiton tetë milione euro për sezon, ndërkohë që, sikurse thuhet, PSZH-ja është gati që t’i paguajë atij dy herë më shumë!
Në këto kushte, ka shumë mundësi që Rakitiçi të pranojë që të lëvizë nga “Kamp Nou” për në “Parkun e Princave, ndërsa edhe vetë Barcelona nuk ka se përse të kundërshtojë, duke pasur parasysh se Rakitiçi është tanimë 30 vjeç.
Në fakt, ky është shansi i fundit që ky pjesëtar i përfaqësieses kroate të sigurojë një kontratë kaq të pasur me një klub evropian, ndërkohë që edhe për Barcelonën shuma 90 milionë euro duket e pranueshme.
Sfidanti.al