Festim me shqiponjë tek Dortmundi, Vicel si Xhaka e Shaqiri

Aksel Vicel nuk është me origjinë shqiptare, por kjo nuk e ndalon të festojë me shqiponjë. As nuk mund të thuhet se simbolin e shpendit më të fuqishëm në botë e kanë për “pronë” shqiptarët, veçse kjo mënyrë kremtimi për golin nga Viceli tërhoqi më shumë vëmendjen në Zvicër, Shqipëri dhe … Serbi.

Mediat serbe ishin nga të parat që komentuan veprimin e mesfushorit belg, që realizoi gol për Borusiasn e Dortmundit në Kupën e Gjermanisë ndaj Grojter Fyrtit. “Ai (Vicel) kryqëzoi duart në gjoks duke bërë shqiponjën, – shkruajti “B92”, – njëlloj si Xhaka e Shaqiri që provokuan tifozët serbë në ndeshjen Zvicër-Serbi në Botëror”.

Gjithsesi, Viceli, spjegoi se e bëri shenjën e shqiponjës për të kopjuar Nikolas Anelkanë, që veproi po ashtu kur shënoi një gol për Çelsin. Kjo, pasi babai i Vicelit ka qenë gjithnjë tifoz i madh i Francës, dhe djali siç duket ka ndjekur gjurmët e të atit. Vetë Anelka nuk ka spjeguar kurrë se përse e bëri shenjën e shqiponjës.

Sfidanti.al