Gazeta torineze, “Tutosport”, zbulon të vërtetën e transferimit të Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit për te Juventusi që tregon se nuk ka pasur asnjë “tërheqje litari” mes dy klubeve gjigante dhe se gjithçka lidhur me transferimin e tij e ka realizuar vetë Ronado fare pa bisedime. Praktikisht, Ronado vetë e realizoi të gjithë procesin e transferimit të tij, vetkuptohet me ndërmjetësimin e menaxherit të tij, Zhorge Mendesh.
Ronaldo u largua nga Reali për arsyen e thjeshtë se ai u “mbingop” te klubi “mbretëror”. Mbas katër kurrorash evropiane në pesë sezonet e fundit, tri radhazi, katër “Topash të artë”, rekordesh të thyera klubi, rekordit të më shumë golave të shënuar në Ligën e Kampioneve, etj., ky futbollist i shkëlqyer portugez, mbas nëntë sezonesh të kaluar në Madrid, thjesht, donte një sfidë të re. Kështu që mund të thuhet se arsyeja kryesore e largimit të tij ishte thjesht dëshira për të ndërruar mjedis. Te Reali ai nuk kishte më sfidë dhe kupa e mbush, kur atij iu krijua problemi me autoritetet spanjolle të taksave dhe ai mbeti i pakënaqur, sepse, sipas tij, ai nuk gjeti mbështetje nga ana e strukturave të klubit lidhur me problemet që atij iu krijuan.
Sfidanti.al