Nzonzi te Roma eshte nje ceshtje qe mbyllet perfundimisht me francezin qe do te veshe fanelen verdhekuqe. Nzonzi tashme ka mberritur ne kryeqytetin italian per te kryer vizitat mjekesore e me pas per te hedhur firmen ne kontraten me skuadren e tij te re, Romen.
Klubi italian arriti marreveshjen me Sevijan per blerjen e futbollistit per vleren e 30 milione Eurove duke ia bere kete dhurate trajnerit Di Françesko. Duke pare ate çfare ndodhi me Malkom, kete radhe Roma vendosi qe zyrtarizimi i Nzonzit te behet pas firmes se tij ne kontrate. Megjithate nuk duket se kjo histori do te deshtije duke qene se Nzonzi gjithnje e ka deklaruar deshiren e tij per t’u larguar nga Spanja dhe Monçi qe kishte raporte te mira me Sevijen mundesoi transferimin e tij te Roma.
Sfidanti.al