“Ata që nuk e kanë parë ende golin e Iniestës për Visel Koben, duhet me vrap të hapin internetin dhe ta shikojnë”. “E kam parë mbi 30 herë golin e Iniestës, dhe mahnitem edhe më shumë sa herë e shikoj”. “Don Andres Iniesta, në moshën 34-vjeçare shkëlqen në Japoni me këtë gol! Çfarë cilësie”. Janë këto disa nga komentet e rrjetës së ish-yllit Barcelonës dhe të Spanjës, e para për të për ekipin e tij të ri në Japoni.
Geri Lineker, shpërndau ndjenjat e tij me 7 milionë ndjekësit e tij në Instagram, duke komentuar: “Goli i parë i Iniestës në Japoni, të lë pa frymë”. Veterani mori një pasim nga ish-lojtari i Gjermanisë, Lukas Podolski, duke qenë me shpinë nga porta, u rrotullua me klas, duke mashtruar mbrojtësin, kaloi edhe portierin dhe pastaj e dërgoi topin në rrjetë.
Tashmë, Don Andres la pas humbjen në debutimin e tij në J-League, në 22 korrik, duke ndihmuar Visel Koben që të fitonte dhe të ngjitej në vendin e katërt në kampionat. “Shumë i lumtur për fitoren e sotme, – komentoi vetë Iniesta në Instagram, – Përpara (Vamoooos)! Tani, të mendojmë për ndeshjen e së mërkurës! Të vazhdojmë kështu”!
Sfidanti.al