Juventus, Bonuçi u kthye: Erdha serish me shtepine time

Leonardo Bonuçi ben prezantimin e tij si futbollisti i Juventusit. Mbrojtesi italian qe sezonin e kaluar ‘emigroi’ ne Milano te Milani u shpreh entuziast per rikthimin e tij te ajo te cilen ai e konsideron si shtepine e tij.

‘Kam ndjekur Juventusin vitin qe nuk isha dhe pashe nje skuader te forte-tha Bonuçi ne momentin e prezantimit te tij. Ketu fitohet sepse ka programim. Jam shume i kenaqur qe u riktheva per te bere kete rrugetim te ri me shoket e vjeter dhe te rinj te skuadres. Do te punoj qe te permiresohem per te fituar kohen e humbur gjate vitit qe nuk isha ketu’.

I pyetur per arsyet e largimit nga Milani, Bonuçi u pergjigj: ‘Doja te kthehesha te Juventusi sepse eshte shtepia ime dhe me kishte marre malli. Falenderoj Milanin, Juventusin dhe agjentin tim qe me lejuan qe te jem sot ketu’.

Sfidanti.al