Maradona i nxehur: Përse nuk më bëni mua trajner të Argjentinës?

Diego Armando Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, e shprehu hapur pakënaqësinë ndaj trajtimit që i bën atij media argjentinase. Ish-futbolliti i Napolit dhe i Barcelonës është zemëruar se përse askush nuk e përmend emrin e tij si kandidat që të zëvendësojë Horhe Sampaolin në detyrën e kryetrajnerit të përfaqësueses së Argjentinës.

“Duke pasur respekt të madh për përfaqësuesen argjentinase, dua të them se mua nuk më vjen mirë që gazetarët nuk më përfshijnë mua në listën e kandidatëe për t’u bërë trajner i ekipit tonë. Psh., degjoja Çavo Faksin që nuk më përmendi mua si kandidat të mundshëm për trajner të Argjentinës. E mbaj mend atë, qëkur unë luaja futboll, kurse tani duket si ai nuk më mban mend mua! Po ashtu, unë kam vërejtje edhe për gazeta të tjera argjentinase që më anashkalojnë mua. Unë e kuptoj se kjo është gazetaria sportive që ne kemi në Argjentinë. Unë jam gati të jap jetën time për ekipin përfaqësues argjentinas”, vuri në dukje Maradona që tani mban postin e presidentit të klubit bjellorus, Dinamo Brest.
Sfidanti.al