Rusi Kolesnikov mrekullon me moshën dhe talentin, 3 medalje ari!

Notari i ri rus, Kliment Kolesnikov, fitoi medaljen e tretë të artë në kampionatin evropian që po zhvillohet në Glasgou të Skocisë. Ai e dominoi garën 100 m shpinë, duke dalë i pari më kohën 52,53 sekonda dhe dukë lenë në vend të dytë rivalin e tij kryesor, bashkatdhetarin me përvojë Jevgeni Rilov.
Ky notar i ri rus, vetëm 18 vjeç, fitoi kështu medaljen e tretë të artë në këtë Evropian për Rusinë që po paraqitet shumë mirë në këtë konkurrim, duke lënë pas historinë e trishtuar të skandaleve të dopingut.
Ky tinejxher rus, të shtunën e kaluar, vendosi një rekord të ri botëror në garën 50 m shpinë (24 sekonda), ndërsa, më pas, fitoi medaljen e artë në këtë garë dhe në stafetën 4×100 m stil i lirë.
Kolesnikovi, në fakt, u ngjit në skenën e madhe të notit botëror, vitin e kaluar, kur ai në kampionatin evropian të “pishinave të vogla” që u zhvillua në Kopenhagen, fitoi katër medalje të arta.
Sfidanti.al