Eshte portieri me i shtrenjte ne bote; Kepa i kushtoi Çelsit 80 milione Euro

Kepa Arrizabal eshte praktikisht portieri i Çelsit. Klubi londinez pagoi klauzolen e kontrates se 24 vjeçarit me Atletik Bilbaos prej 80 milione Eurosh duke e bere spanjolln portierin me te shtrenjte ne bote per te lene pas Alison.

Atletik Bilbao e zyrtarizoi lajmin per pagesen e klauzoles se kontrates se Kepes i cili tani eshte i lire te shkoje ne Londer per te kryer vizitat mjekesore dhe per te firmosur nje kontrate 5 vjeçare me Blute. Kalimi i Kepes te Çelsi e ben praktikisht te kryer edhe kalimin e Kurtua te Reali i Madridit me ‘Los Blancos’ qe kane pranuar te derdhin 40 milione Euro ne arkat e klubit anglez per kartonin e portierit belg.

Sfidanti.al