Duket se te gjithe deshirojne te lene Realin e Madridit. Tani eshte Marselo qe po perflitet ne zerat e merkatos me braziliani qe eshte vene me shenjestren e Juventusit. Vete Marselo duket se e ka humbut buzeqeshjen te Reali i Madridit dhe i pelqen ideja per te nisur nje aventure te re ne Torino te Juventusi per te qene serish shok skuadre me Kristiano Ronaldon.
Te dy futbollistet ne vitet e kaluara te Reali i Madridit kane gjetur menyren per te komunikuar ne menyre te shkelqyer ne fushen e lojes dhe ardhja e Marselos te bardhezinjte duket se eshte zgjedhja e duhur.
Por ky transferim ne kete moment duket e veshtire per t’u realizuar. Ne Itali kane mbetur edhe 10 dite nga mbyllja e merkatos se transferimeve dhe Juventusi nuk eshte ende gati qe te beje levizjen e tij. Marota dhe Paratici qe jane ne dijeni te disponibilitetit te Marseles, presin sinjale nga Paris Sen Zhermeni per Aleks Sandron te cilin parizienet mund ta blejne per 40-50 milione Euro.
Sfidanti.al