Rumenige këtë herë e ka me Juven: Çmenduri me Ronaldon

Bajerni nuk do të pranojë kurrë të shpenzojë 100 milionë euro apo më shumë për të marrë një futbollist 33-vjeçar, edhe nëse ky quhet Kristiano Ronaldo. Shefi ekzekutiv i bavarezëve, që ka qenë shumë dendur përpara mediave këtë verë, ishte njeriu që sulmoi Juventusin për blerjen tepër të shtrenjtë të kartonit të portugezit.

“Ronaldo? U habita që Andrea Anjeli investoi aq shumë para për ta marrë nga Reali, – tha Rumenige, – por, nga këndvështrimi i Juventusit kjo ka kuptim. Futbolli italian kishte humbur shumë terren vitet e fundit dhe Ronaldo mund të ndihmojë, por unë nuk do të shpenzoja kurrë kaq shumë para për një 33-vjeçar”. Pak ditë më parë, Rumenige trajtoi temën e Robert Levandovskit, si dhe kritikoi ligjin e pronësisë në klubet e futbollit në Gjermani.

Sfidanti.al