Luftë milionash për Kantenë, Çelsi e PSG duel për francezin

Është kampion i botës dhe njëri nga më të vlerësuarit në pozicionin e tij, Ngolo Kante, kampion i mëparshëm i Anglisë me Leisterin, mund të braktisë Premier Ligën, nëse duelin për të e fiton Paris SG. Çelsi ofron 290 000 paund stërlina rrogë në javë për mesfushorin 27-vjeçar. Kjo do të thotë 15 milionë paund stërlina në vit, pra do ta bënte lojtarin më të paguar të “bluve” të Londrës. Mauricio Sarri e do me patjetër në ekip, por edhe trajneri i PSG-së, Tomas Tuhel, nuk e do më pak. Ekziston mundësia që francezët t’i ofrojnë Kantesë një rrogë më të madhe sesa ajo që i jep Çelsi.

Sfidanti.al