Ligji i Koresë së Jugut është i prerë, madje edhe më shumë sesa ai i Shqipërisë së sistemit të kaluar. Çdo burrë koreanojugor duhet të kryejë shërbimin ushtarak deri në moshën 28 vjeçare, dhe përjashtimet shumë të rralla bëhen kur arrihet ndonjë sukses i madh. Njeriu që kërcënohet të shkojë ushtar është sulmuesi i Totenhemit, Son, i cili ka një shpresë, por ka edhe një ndjenjë faji.
Ai do të mungojë për 3 ndeshje në kampionat për Totenhemin, pasi do të bashkohet me kombëtaren e tij, për të luajtur në Kupën e Azisë. Nëse Koreja e Jugut e fiton Kupën e Azisë, me shumë gjasa Son nuk do të shkojë ushtar. “Ndihem fajtor ndaj tifozëve të Totenhemit, – thotë ai, – edhe pse detyra në kombëtare është po ashtu e rëndësishme”.
Sfidanti.al