Lojtari më i shpejtë i botës do të luajë në La Liga

Nuk do të jetë në ndonjë klub të madh. Nuk do ta marrë Barcelona, Reali, Mançester Junajtidi, Bajerni apo Juventusi, por gjithsesi ai mbetet i veçantë. Luis Advinkula, sulmuesi nga Peruja do të luajë për Rajo Vajekanon në ligën spanjolle. Djaloshi, që luante për Lobosin në Peru, fitoi titullin si futbollisti më i shpejtë në botë dhe këtë e bëri në 18 mars 2018 kur realizoi një gol duke përshkuar 68.5 metra për 6.82 sekonda.

Kjo do të thotë shpejtësi prej 36.15 km në orë, duke thyer rekordin e Kilian Mbapesë (36 km në orë), dhe më parë të Garet Bejlit, që ka vrapuar me 35.7 km në orë. Vajekano ka një plan të rëndësishëm me Advinkulën, pasi në Madrid jetojnë 80 000 peruvianë, ndërsa Advinkula është i vetmi peruvian që luan në La Liga.

Sfidanti.al