Tabloidi britanik “Miror” ka bërë një anketë interesante, në të cilën njerëzit kishin mundësinë që të votonin për klubin më të urryer të Premier Ligës dhe, besojeni ose jo, ai është… Çelsi!
“Blutë” e Londrës dolën në anketë para Mançester Junajtidit, Liverpulit, Uest Hemit dhe Arsenalit. Sidoqoftë, klubet më pak të urryer, sipas anketës, ishin Hadersfildi, Bornmuthi, Barnli, Fullhemi dhe Brajtoni.
Gazeta “Miror” shkruan se “çmimin” e lartpërmendur Çelsi e meritoi falë rublave ruse dhe oligarkut rus, Roman Abramoviç, ndërkohë që në Britani mbizotëron, aktualisht, një predispozicion i theksuar antirus, për shkak të një afere spiunazhi që mori përmasa të mëdha mbas helmimit të një sipunit rus të dyfishtë, Sergei Skripal, dhe të së bijës së tij me gaz nervor shumë të rrezikshëm. Kurse kundër Junajtidit me siguri që kanë votuar më shumë tifozët e Liverpulit dhe të Arsenalit që nuk e durojnë dot trajnerin kontrapedal të Junajtidit, Zhoze Murinjo.
Sfidanti.al