Presidentja eKroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, u ndodh në qendër të vëmendjes në Botërorin e Rusisë, për shkak të sjelljes së saj shumë emocionale në tribunë, fushë dhe dhomën e zhveshjes së përfaqësueses kroate. Ajo, tani, mbasi kampionatit botëror ka mbaruar dhe Kroacia u shpall nënkampione e botës, shpjegon arsyet e sjelljes së saj:
“Thjesht, unë nuk mund ta përmbaja veten. Mbas finales së madhe, nuk mund të flija, përjetoja ndjenja të përziera; nga njëra anë, ndjehesh krenare për vendin time, sepse ne u bëmë nënkampionë të botës, ndërsa, nga ana tjetër, më vinte aq keq që nuk u bëmë kampionë të botës, sepse ne ishim më mirë sesa francezët. Të gjithë e pranuan këtë, madje, edhe vetë presidentii Francës. Neve na mungoi fati, ndërkohë që ne kishim me vete të gjithë botën. Kështu që ne jemi fitues moralë, sepse fituam zemrat e të gjithëve”’ vuri në dukje presidentja kroate. Ajo komentoi edhe momentin, kur filloi shiu i madh në kohën, kur ajo ishte në fushë dhe festonte pa çadër bashkë me futbollistët:
“As që më bëhej vonëpër makiazhin dhefrizurën time, për pantallonat që m’u prishën dhe për këpucët që m’u mbushën plot me ujë! Unë nuk e ndjeja aspak shiun, sepse isha krenare deri në maksimum dhe po festoja suksesin e vendit tim”, tha presidentja kroate.
Sfidanti.al