Mbaruan biletat: Mançesteri dhe Liverpuli do të luajnë para 100 000 shikuesve!

Mançester Junajtidi ka disa kohë që ndodhet në SHBA, ku po zhvillon fazën e dytë të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm futbollistik të Premier Ligës dhe Ligës së Kampioneve.
“Djajtë e kuq”, gjatë këtij turneu, do të zhvillojnë gjashtë ndeshje kontrolli, por sigurisht që më shumë vëmendje do të tërheqë dueli mes Junajtidit dhe rivalit të tij të madh, Liverpul. Për këtë ndeshje, janë shitur të gjitha biletat, kështu që në stadiumin “An Arbor” të Miçiganit përplasja mes “djajve” dhe “të kuqve” do të ndiqet nga afro 102 000 shikues. Një eufori të tillë në Miçigan nuk ka pasur që nga viti 2014, kur në stadiumin e lartpërmendur u ndeshën Mançester Junajtidi dhe Reali i Madridit.
Ndeshja me Livepulin do të jetë e katërta për Junajtidin në SHBA dhe ajo do të zhvillohet më 28 korrik, në orën 23:05.
Sfidanti.al