Agjenti i Leonardo Bonuçit ka kërkuar transferim

Duket se mbas vetëm një sezoni që ai kaloi në “San Siro”, Leonardo Bonuçi po bëhet gati që të largohet edhe nga “rosonerët”. Media italiane shkruan se agjenti i këtij stoperi italian ka kërkuar nga kryesisa e klubit milanez transferimin e lojtarit. Thuhet se për shërbimet e Bonuçit janë të interesuar Çelsi dhe Mançester Siti, megjithësr pretendohet se shanset më të mëdha i kanë “blutë” e Londrës, pasi trajneri i ri italian i Çelsit, Mauricio Sari, e do atë në ekipin e vet.

Sa për kujtesë, një nga arsyet kryesore, për shkak të të cilave Bonuçi do që të largohet nga Milani, është pezullimi, me të cilin është dënuar ky klub nga UEFA, që ky klub italian të mos marrë pjesë në konkurrimet evropiane, si edhe situata mjaft e komplikuar financiare, në të cilën ndodhet Milani.

Sfidanti.al