Povetkin: I dua të katër brezat që ka Xhoshua!

Boksieri i njohur rus, Aleksandër Povetkin (34-1, 24 nokaute), do të jetë kundërshtari i radhës i kampionit të botës, Erntoni Xhoshua (21-0, 20 nokaite) në duelin e ardhshëm që do të zhvillohet më 22 shtator në “Uembli” të Londrës.

Povetkini që është 10 vite më i madh, nuk “vuan” nga mosbesimi, përkundazi, e ka atë me tepri. “Që të luftoj për titullin botëror, gjithnjë ka qenë ëndrra ime”, thotë boksieri rus, duke shtuar: “Unë kam luftuar gjatë të gjithë jetës sime që të kap momentin dhe të ndeshem me më të fortin në botë, kështu që, më 22 shtator, unë do të kemi shansin tim të madh. Entoni Xhoshua ka katër breza kampioni dhe unë i dua të gjithë ata”.

Povetkni, herën e fundit, është ndeshur këtë vit në Kardif, si pjesë e programit të disa ndeshjeve ekzibicioniste para matçit mes Xhoshuas dhe Parkerit. Boksieri rus, atëkohë, hodhi me nokaut në tapet Dejvid Prajsin.

Sfidanti.al