Mançester Junajtid kërkon të bëjë blerje të rëndësishme para datës 9 gusht kur mbyllet merkatoja e transferimeve të Premier Leagues. Djajtë e Kuq kanë vënë në shënjestrën e tyre dy futbollistë të bajernit të Mynihut dhe sipas ‘Independent’ ata janë Robert Levandovski dhe Tiago Alkantara.
Sulmuesi polak shpesh ka lënë të kuptojë me deklaratat e tij se aventurës me Bajernin e Mynihut i ka ardhur fundi dhe se është në kërkon një sfidë të re dhe skuadra e Zhoze Murinjos mund t’ia plotësojë këtë dëshirë. Përsa i përket Tiagos, mesfushori spanjoll së fundmi është folur se dëshiron që të kthete tek Barcelona aty ku u formua si futbollist, por Mancester Junajtid duket se është një skuadër shumë tunduese përcdo kënd dhe trajneri Murinjo mund të jetë në gjendje që të bëjë Tiagon të ndryshojë qëndrim përsa i përket të ardhmes së tij.
sfidanti.al