Vijon telenovela Nejmar; për PSG s’është më i pashitshëm

Nuk është e thënë që Nejmar të gjejë qetësi. Sulmuesi brazilian verën e kaluar la Barcelonën për Paris Sën Zhermenin për t’iu larguar hijes së Mesit dhe për të qenë protagonist kryesor, por duket se nga shiu ka rënë në breshër. Në fakt qëndrimi i drejtuesve të kampionëve të Francës ka ndryshuar dhe sipas medias spanjolle braziliani nuk është më i pashitshëm.

Ai që po i bën hije këtë radhë sulmuesit të paris Sën Zhermenit është pikërisht Kilian Mbape i cili shpërtheu gjatë botërorit të Rusisë dhe drejtuesit e klubit transalpin preferojnë mbajtjen e 19 vjecarit kundrejt Nejmarit. Me këtë situatë, brazilianit duket se i është hapur rruga për t’u transferuar te Reali i Madridit për të zënë vendin e lënë bosh nga Kristiano Ronaldo. Por jo vetëm kaq, Paris Sën Zhermeni duhet t’i paguajë 180 milionë Euro Monakos për Mbapenë kështu që preferon të sakrifikojë Nejmarin.

Sido që të jetë, ai që do të thotë fjalën e fundit është trajneri Tuhel, i cili do të kërkojë zëvendësues të një niveli me Nejmar për të lënë atë të largohet dhe një prej kandidatëve është argjentinasi Paulo Dibala.

sfidanti.al