Fjala “det” është përdorur aq shpesh sa sikur i ka dalë “lezeti”, por vërtet duhet përdorur për të cilësuar pritjen që tifozët i bënë kombëtares së futbollit të Francës në Paris.
Heronjtë u kthyen në atdhe si kampionë bote dhe kryeqyteti më i famshëm në botë i priti ashtu siç e meritonin, edhe pse futbollit i tyre nuk arriti në nivelin e rezultateve. Ishin plot 500 000 njerëz që kishin dalë në Bulevardin e famshëm “Shamps Elize”, duke përshëndetur gjatë dhe fuqishëm futbollistët e kthyer nga Rusia.
Mediat e quajtën “romani formidabël rus i Francës”, ndërsa lehtësimi e lumturia ishte e madhe që kthimi i bluve nga Moska nuk ishte si ai i Napoleon Bonapartit 200 e ca vjet më parë. Një festë po aq e madhe sa ajo e titullit të parë botëror, fituar 20 vjet të shkuara me finalen e luajtur në “Stad dë Frans” të Parisit ndaj Brazilit.
Sfidanti.al