Runi, superdebutim ne MLS; 2 assist ne fitoren e DC United

Uejn Runi shenin nje debutim triumfues ne kampionatin amerikan te futbollit, MLS. Ish sulmuesi i Evertonit dhe Mançester Junajtid u be protagonist per skuadren e tij DC United teksa e ndihmoi ate te fitoje ndeshjen me Vankuverin 3-1.

Runi e nisi ndeshjen nga pankina dhe u aktivizua ne minuten e 58 duke u pritur me ovacione ne stadiumin Audi Field. Ai shume shpejt hyri ne mekanizmat e lojes duke dhene 2 assist argjentinasit Pol Arriola  ne minuten e 69 dhe 80 per te shenuar 2 here, nderkohe qe golin e pare per DC United e kishte shenuar nje tjeter argjentinas, Jamil Asad ne minuten e 27.

Gjithsesi, pavaresisht kesaj fitoreje, DC United vazhdon te jete ne vendin e parafundit ne klasifikim me 14 pike ne 15 ndeshje.

Sfidanti.al