President Makron, çfarë lloj festimi është ky!

Ishte një festim origjinal dhe simpatik, edhe pse ndoshta jo gjithkush mund ta ketë pëlqyer. Presidenti i Francës, Emanuel Makron, nuk duroi dot por kërceu mbi tavolinë, në tribunën VIP të stadiumit “Luzhniki”, menjëherë sapo gjyqtari vërshëlleu përfundimin e finales së Kupës së Botës.

Franca e tij doli kampione, dhe ai nuk pyeti as për protokoll, as për respektin për të tjerët, në një farë mënyre u kërkoi ta linin në kënaqësinë e tij. Në krah të tij ishin i zoti i shtëpisë, Vladimir Putin, që duhet të ketë qeshur, presidenti i FIFA-s, Infantino, që duhet të jetë habitur pak, dhe presidentja bukuroshe e Kroacisë, Kolinda, që me siguri nuk është ndjerë shumë e kënaqur.

Sfidanti.al