Media kroate ngre ne qiell kombetaren:Faleminderit heronj, dhate maksimumin

Franca ngriti trofeun e Boterorit, por Kroacia ishte fituesja morale e evenimentit te zhvilluar per paraqitjen qe ajo beri gjate gjithe ketij muaji. Media ne vend nuk i kurseu elozhet per skuadren e Dalic dhe ne unison shprehen krenarine per te.

‘Faleminderit heronj, dhate maksimumun-theksohej tek  e perditshmja kryesore ‘Sportski Novosti’. ‘Te zjarrte, jeni te medhenj, jeni krenaria jone, emrat tuaj do te shkruhen gjithmone  me shkronja te arta-vijon kjo e perditshme nderkohe qe publikon edhe nje imazh te fytyres se trishtuar te Luka Modric, lojtari me i mire i turneut.

‘Zemra te guximshme, na bete te ndihemi krenare-shkruhej te Jutarnji List, ndersa e perditshmja rivale Vecernji List publikonte: ‘Kroacia feston per ju, jeni te arte’.

Sfidanti.al