Një skemë  e paparë 4-4-3: 4 portierë, 4 sulmues dhe 3 gola të pësuar!

Në fillim bëri përshtypje, pse ishin grumbulluar 4 portierë për ndeshjen me Izraelin. Dukej sikur mbipopullimi i tyre, përcaktonte edhe lojën tonë në ..mbrojtje.  Gjatë ndeshjes, kur kishim mbetur me 8 vetë në fushë dhe një në portë, nuk i besuam syve ku numeruam  4 sulmues. Si është puna? Një shifër  rekordmene për një ekip që dashuron haptazi lojen në mbrojtje.  Dhe në fund të takimit, kemi pësuar 3 gola. Pra,  është krijuar një skemë me episodet që kemi renditur 4-4-3, që do të thotë 4 porterë të grumbulluar, 4 sulmues kur ishim me 8 vetë dhe 3 gola për të mbyllur një mbrëmje zhgënjimi.

Ky 4-4-3-shi  me Izraelin do të kujtohet edhe për një arsye: edhe pse kishim 4 portierë, portën e kishim harruar pa çeles, ndryshe nga meraku i tepruar , karakteristë për stilin kuqezi.  Me 4 sulmues në fushë dhe sulmet mbetën vetëm një alibi, ndersa  ekipit iu thye busulla, duke treguar se fusha me stolin kishin devijuar nga marreveshja. Në fund pësuam 3 gola, dhe  drama për pësimin e tyre nuk duhet zmadhuar sipas disa futbollistëve, ndofta, ngaqë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë rrugës.

Sfidanti.al