Të jesh në një nga qytetet më historike të botës dhe të mos kesh nevojë për një udhërëfyes, ky është vërtetë fat. Mesfushori i Borusias së Dortmundit dhe përfaqësueses së Gjermanisë, ka përfituar nga ndeshja kundër Italisë, që do të luhet të martën në Milano, për të viziguar fillimisht Romën. Ndërsa për “ciceron” kishte zgjedhur dikë që kryeqytetin e njeh mjaft mirë, Miroslav Klosen.
Edhe ish-sulmuesi i Lacios, aktualisht ndihmës i trajnerit Joakim Lëv, që e ka veshur uniformën bardhekaltër nga viti 2011 deri në 2016, ka shftytëzuar rastin për pushime në Romë. “Diçka shumë e veçantë për mua, jam bashkë me Miroslav Klosen në “Citta Eterna”, shkruan Gëce në Twitter.