De Bur pati shumë pak kohë për të punuar dhe transmetuar idetë e tij në skuadër. Në fakt, Frank nuk e kuptoi asnjëherë Italinë, aq më shumë që e nisi punën në një periudhë shumë të vështirë që po kalonte Interi. Tashmë, më shumë se një javë nga shkarkimi i tij, ai që kthehet ta shfajësojë është një tjetër de Bur, Ronaldi.
“Frank ka pasur shumë pak kohë në dispozicion për të punuar, por gjëra të tilla ndodhin në futboll”, thotë Ronald de Bur, për gazetën katalanase El Mundo Deportivo. “Në Itali kështu i ndodhi edhe Luis Enrikes. Kam dëgjuar të flisnin mirë për të, në kohën kur srëviste Romën, por edhe me atë nuk patën durim”.