Ka humbur durimin tek Mançester Junajted dhe nuk ka dëshirë që të bëhet për lëmoshë. 27 vjeçari, Mikitarin, që zbarkoi me bujë në qytetin e Mançesterit për një shumë që u konsiderua e majme në verë, 40 milionë euro, kërkon të rikthehet përsëri në Dormund. Trajneri i “djajve”, Murinjo, edhe për një çast të vetëm , nuk po hedh sytë nga ai.
“Kam pritur me një durim të admirueshëm për t’u futur në lojë dhe njerëzit e stafit më kanë thënë që të jem i gatshëm. Nuk dihet se kur, por do të ishte më mirë që edhe unë të ndryshoj planet” – ka komentuar futbollisti armen që pat thënë në fillim se ishte i lumtur që do të bashkëpunonte me Murinjon.