Trajneri i Suedise: Jemi te lehte per t’u studiuar, por te veshtire per t’u mundur

Trajneri i Suedise, Jane Anderson paralajmeron Angline ne prag te ndeshjes cerekfinale te Boterorit te Rusise. Ne konferencen per shtyp ai beri nje deklarate duke lene te kuptohet se Tre Luanet nuk do ta kene aspak te lehte ndaj skuadres skandinave.

‘Te lehte per t’u studiuar, te veshtire per t’u mundur. Ky eshte pershkrimi i duhur per ne-tha trajneri suedez-nuk eshte e veshtire te na kuptosh se si hyjme ne fushen e lojes. Ai qe habit eshte fakti se jemi koherente. Jemi solide, keshtu kemi qene qe ne fillim’.

Ne fakt statistikat ne perballjen me Angline jane ne favor te Suedise e cila ka humbur ndaj Tre Luaneve vetem ne Euro 2012, ne 8 ndeshje zyrtare te zhvilluara gjithsej, por Anderson nuk i merr aspak parasysh.

‘Ne dhe Anglia jemi skuadra krejtesisht te ndryshme, keshtu ajo cfare ka ndodhur ne te kaluaren nuk ka shume rendesi-vijoi Anderson-duhet te bejme gjithçka mire per te mposhtur nje skuader si Anglia’.

Sfidanti.al