U desh të humbeshin 6 penallti, që të mësohej fituesi.v U desh gjithë përvoja e Ivan Rakitiçit, si lojtar i Barcelonës, që Kroacia të kalonte tmerrin ndaj Danimarkës për t’u kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Botës. Ndonëse 120 minutat nuk ishin ndër më të bukurat që janë luajtur ndonjëherë, sërish futbolli në Nizhni Novgorod krijoi shumë emocione.
Madje, dueli krejtësisht europian ishte një dramë e vërtetë. Më e fortë gjatë lojës së rregullt Danimarka. Më e qetë, më e disiplinuar dhe më e fortë fizikisht, duke i dhënë ndeshjes ritmin që dëshironte. Më nervoze Kroacia, skuadër me shumë më tepër talent, por disi ballkanase në mentalitet, për të zhgënjyer në momentin më të mirë.
As superylli Modriç apo kampionë të tillë si Rakitiç apo Manxhkiç nuk mjaftuan. Gjithsesi, të besuarit e trajnerit Zllatko Daliç, ia dolën, edhe me fat, por edhe duke mos pasur shumë fat. Kjo, sepse mund ta kishin mbyllur që në kohën shtesë kur më i miri i tyre, Luka Modriç humbi 11-metërsh.
Ky duel i të tetave të finaleve ishte mbi të gjitha, një sfidë mes dy portierëve që u shfaqën të mëdhenj. Edhe Subashiç, edhe Shmajkeli i ri, pritën nga tri penallti, por gabimet e danezëve ishim më të shumta se ato të kroatëve, ndaj edhe Ballkani do ta ketë një përfaqësuese mes 8 më të mirave në Botërorin rus.
Sfidanti.al