Franca dhe Danimarka firmosen paktin mes tyre duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 0-0, duke ndare nga nje pike qe u jep mundesine te kualifikohen ne 1/8 e finaleve. Skuadra e Deshamps rezultoi fituesja e Grupit C me 7 pike, ndersa Danimarka u rendit e dyta.
Ishte nje ndeshje me pak emocione dhe rastet per shenim ishin te pakta nga te dyja skuadrat qe mesa duket moren nje ndihme edhe nga ndeshja tjeter ajo mes Peruse dhe Australise per te lene qe kjo ndeshje te mbyllet ne barazim, nje rezultat ky qe i kenaqte te dyja palet.
Peruja, qe luante ne fazen finale te nje boterori pas 36 vitesh, ia theu endrren Australise duke e fituar kete ndeshje me skuadren nga vendi i kangureve me rezultatin 2-0 per ta mbyllur fazen e grupeve ne vendi e trete. Goli i pare per Perune u shenua ne minuten e 18 te pjeses se pare me ane te Karrijos.
Ne fillimin e pjeses se dyte ishte Gerrero qe shenoi per here te dyte per skuadren e Peruse. Kjo ndeshje ishte moment kenaqesie per Kehill te Australise qe luajti boterorin e 4 ne karriere, duke barazuar emra te tille si Klose, Pele, Zeler e Kristiano Ronaldo.
Sfidanti.al